VIDEO/ Interi feston titullin me trofeun prej kartoni, ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

23/04/2024 00:01

Mbrëmje historike për Interin, i cili shpallët për të njëzetën herë kampion i Italisë. Një sezon i shkëlqyer nga zikaltërit që e fituan në mënyrën më të mirë të mundshme, në derbi përballë rivalëve të përjetshëm, Milanit.

Sapo gjyqtari ka vërshëllyer për mbarimin e sfidës, kampionët tashmë aktual të Seria A, kanë shpërthyer në festë. 

E çuditshme në fakt ishte momenti kur lojtarët bashkë me stafin teknik, treguan para tifozëve 2 kartonë, me flamurin e Italisë bashkë me numrin njëzet të stampuar në të. 

Edhe më gazmore bëhet situata kur festonin sikur ai karton, të ishte vërtetë trofeu i Serisë A.

Pas fushës, futbollistët e kanë spotuar festën në dhomat e zhveshjes ku kanë qëndruar gjatë duke kënduar dhe duke pirë shampanjë. 

Momenti i festës

Top Channel