Puna për transformimin e Mozaikut të Tiranës vijon në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri, shkruan se në këtë hapësirë do të integrohet teknologjia digjitale.
“Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve gjithnjë e më të shumtë në kryeqytetin tonë të rilindur, ku do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë që gjenden në sitet tona më magjepsëse si Apolonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi, Elbasani, etj
Kjo hapësirë do t’iu mundësojë edhe banorëve të Tiranës e fëmijëve të tyre, admirimin e një pasurie kaq të madhe kulturore të vendit nëpërmjet teknologjisë digjitale, duke e bërë atë të prekshme me sy për qindra mijëra njerëz çdo vit”.
Top Channel