Artan Hoxha tregon të vërtetën e ankandit: Ja pse Tirana vlen 1.6 milion euro! Ka qenë në greminë për 14 vite

23/04/2024 10:29

Artan Hoxha i ftuar në “Procesin Sportiv” ka folur për ecurinë e klubit të Tiranës.

. Sipas tij prej 14 vitesh klubi më i madh në Shqipëri ka qenë pranë greminës, por nuk ka arritur të rrëzohet. Gjithashtu sipas analizës së tij sot 66% e klubit të Tiranës ka vlerën e 1.6 milion eurove.

Artan Hoxha: Tirana ka nja 13-14 vjet mesa mbaj mend unë që është buzë greminës por është mbajtur, nuk ka rënë poshtë. Është një lajm shumë i rëndë jo vetëm sepse është klubi më i madh në Shqipëri, është brendi i kryeqytetit. Aksioneri i Tiranës aktualisht zoti Halili ka 66% të aksioneve ndërsa 33% e ka bashkia e Tiranës. Ky problem që na ka mbledhur është një problem që nuk e ka klubi por e ka aksioneri vetë.

Është një problem i mbartur. Duke u shtyrë debiti, pra borxhi i Tiranës, Federata e ndihmonte. E di sa detyrime? Duhet t’i ndajmë detyrimet e klubit që janë shlyer një pjesë e mirë e tyre gjatë gjithë kësaj kohe dhe detyrimet e zotit Halili. Në rastin konkret çështja është për shkak të aksionerit Halili. Ku jemi ne sot? Zoti Halili kompania e tij private i detyrohet  një familje të vjetër të Tiranës për një truall.

Kjo çështje ka shkuar në prokurori, në gjykatë, është shtyrë, është zvarritur. Vendimin e gjykatës e ka marrë përmbaruesi dhe ai ka nxjerrë aksionet jo klubin. Aksionet e zotit Halili i ka vlerësuar në 1.6 milion euro. Do thoni si e vlerësoi që Tirana vlen kaq 1.6 milion euro apo nuk vlen 600 mijë. Ata kanë marrë raportin kur Tirana është privatizuar. Së dyti ata kanë marrë një metoditë që u përdor për privatizimin e Klubit Vllaznia. Ai ka arritur në përfundimin që ankandi i sotmë 66% i Tiranës është vlerësuar 1.6 milion euro.

Top Channel