“Ti flet nga SHBA, se po të ishe këtu s’do flisje ashtu”, Gjokutaj përplaset me gazetarin: SPAK ka rol politik, merr vesh shtypi para avokatit se çfarë ka ndodhur

22/04/2024 22:18

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në “Top Story” është përplasur me gazetarin investigativ, Flamur Veizaj, në një lidhje LIVE nga SHBA.

Sipas Gjokutajt, SPAK ka rol politik sepse ka dhënë informacion medias përpara se t’i jepej avokatit, ndërsa i kërkon Veizajt të flas edhe për të hetuarit në pushtet. Gazetari i përgjigjet që kanë folur edhe më herët për këtë çështje bashkë, duke filluar sërish një tjetër përplasje.

Veizaj: Nuk besoj që do të luash lojën e SPAK-ut apo të Altin Dumanit, siç bëri me Elton Qynon, që të vijë të më sekuestrojë telefonin, banesën…

Gjokutaj: Ti flet nga Amerika se të ishe këtu nuk do flisje kështu

Veizaj: Kam folur e kur kam qenë aty

Gjokutaj: Ne njihemi bashkë. Se kisha me të keq, por…

Grida Duma: Pse s’do fliste kështu?

Gjokutaj: Gjithë lufta e këtij pushteti për të kap median është. Ai që del nga rreshti e di shumë mirë se çfarë ndodh. Flamuri i referohet fakte, prova. Unë jam avokat, dhe i mbrojturi nga unë duhet të ketë cilësi në proces, që të kem dijeni për aktet. Nuk kam frikë nga Flamuri. Nuk po i them kush është personi, si e ka emrin që ta ka thënë se nuk vij nga mali. I them në çfarë cilësie ke përftuar si gazetar. Merr vesh shtypi përpara avokatit se çfarë ka ndodhur. Këtu flasim për rol politik të SPAK, sepse nuk mund t’i nxjerrë. Duhet të jemi shumë të saktë, informacioni siç merret edhe prodhohet, hidhet një top nga një gazetar në Amerikë dhe shqiptarët e hanë. Na thuaj disa të dhëna edhe për ministrat e qeverisë.

Veizaj: I kemi bërë bashkë këtë debat edhe në televizion tjetër. Kanë vjedhur dhe akuzuar me fondet e shtetit shqiptar

Gjokutaj: Mirë mirë se je edhe në SKYPE edhe…

Veizaj: Ne kemi qenë bashkë edhe për denoncimet.

Gjokutaj: Dili për zot informacionit, me mua nuk ke pirë asnjë kafe

Veizaj: Ta mbaroj të lutem?

Gjokutaj: Për një element kaq të thjeshtë po gënjen

Grida Duma: Kemi folur në një tryezë publike po thotë

Veizaj: Unë thash kemi qenë në një televizion bashkë dhe kemi folur për abuzimet dhe zgjedhjet e kësaj qeverie. Unë sa herë kam pasur mundësinë kam folur dhe vazhdoj të flas.

Gjokutaj: Nga e ke këtë dijeni që do kryhen hetime kaq shpesh.

Veizaj: Lexoji, i ke online të gjitha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA