Këngëtarja e njohur Vojsava Alia ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel.
E pyetur nga Ronaldo Sharka për paratë që fiton si këngëtare, ajo shprehet se nuk janë as milionat as miliardat siç thuhet lart e poshtë, por janë mesatarisht të kënaqshme për të bërë një jetë normale.
Ronaldo Sharka: A është e vërtetë apo janë legjenda urbane që gjithmonë komentohet “hë se ju këngëtarët e dasmave bëni miliona lekë” apo është lajm fals.
Vojsava Alia: Më the që bën shumë këngë dhe nuk ndalon asnjëherë. Pra çfarë gjeneroj janë gjithë investimi im, në sensin që ne padiskutim punojmë, fitojmë lekë, milionat apo miliardat këto nuk kanë sens, nuk janë aq miliona se po të ishin aq miliona ndoshta mund të ishim në një planet tjetër, ku di unë. Lekët janë mesatarisht të konsiderueshme për të jetuar, për të plotësuar nevojat normale të jetës. Unë mendoj që jam me këmbë mbi tokë. Përderisa ata që më kanë zgjedhur nuk janë pak, domethënë që jam me këmbë në tokë.
Top Channel