Me 19 ndeshje, 1 gol dhe 2 asist/ Kristian Asllani i dyti kuqezi që fiton titullin kampion të Seria A

22/04/2024 23:35

Kristjan Asllani sot ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë.

Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit është shpallur kampion me Interin, duke qenë protagonist në suksesin e zikatlrëve, me të cilët është tifoz që i vogël.

Suksesi i Asllanit është shumë i veçantë, pasi ai bëhet futbollist i dytë i kombëtares shqiptare të futbollit që fiton titullin kampion në Serinë A.

Më parë, atë e kishte fituar Xhakomo Vrioni me Juventusin në vitin 2020. Por për Asllanin, ky trofe vjen pas një sezoni si protagonist, ndryshe nga sulmuesi i cili ishte pjesë e skuadrës së rezervave bardhezi dhe luajti vetëm 1 ndeshje.

Kurse për Asllanin, e sotmja ishte ndeshja e 19 e sezonit, në të cilin ka shënuar edhe një gol e dhënë 2 asiste.

Top Channel