Angli, dy persona akuzohen për spiunazh për Kinën, çfarë gjeti Policia Metropolitane

22/04/2024 13:57

Dy persona akuzohen për spiunazh për Kinën në Angli.

Lajmin e konfirmon Policia Metropolitane, që tregon identitetet e të dyshuarve, 32-vjeçari Christopher Berry, nga Witney në Oxfordshire dhe 29-vjeçari Christopher Cash nga Whitechapel, Londër. Të dy akuzohen për ofrimin e informacioneve për Kinën.

“Kemi punuar ngushtë me Prokurorinë dhe hetimi na ka sjelle në akuzimin e dy personave. Jemi të vetëdijshëm se ka interes publik dhe mediatik për këtë rast, por do t’u kërkojmë të tjerëve të përmbahen nga çdo koment apo spekulim i mëtejshëm, në mënyrë që procesi i drejtësisë penale të ecë para”, tha ai.

Për kDyshohet se Berry e ka kryer këtë vepër nga 28 dhjetorit 2021 deri në 3 shkurt 2023, Cash nga 20 janari 2022 deri në 3 shkurt 2023.

Sipas akuzës, “për një qëllim që dëmton sigurinë ose interesat e shtetit, ata kanë mbledhur, regjistruar, publikuar ose komunikuar personave të tjerë artikuj, shënime, dokumente ose informacione, të dobishme për një armik”.

Top Channel