Zgjedhjet në veri të Kosovës për shkarkimin e kryekomunarëve shqiptarë, serbët bojkotojnë procesin! Asnjë votues në komunën e Zveçanit

21/04/2024 15:43

Sot në Kosovë në 4 komunat me shumicë serbe në Zveçan, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok po votohet për të shkarkuar kryekomunarët shqiptarë të zgjedhur rreth 1 vit më parë.

Duket se banorët me shumicë serbe i janë përgjigjur thirrjes së Listës Serbe për të bojkotuar procesin.

KQZ ka publikuar numrat paraprakë të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Deri në orën 11:00, 32 qytetarë kanë votuar në Mitrovicën e Veriut, 46 në Leposaviç, 7 në Zubin Potok dhe asnjë në Zubin Potok. Pra në total kanë votuar 85 qytetarë.

Janë paraqitur edhe probleme si me internetin apo ato të energjisë elektrike por që janë zgjidhur shpejt. Për herë të parë janë përdorur edhe kamerat në qendrat e votimit.

Ambasadorë të ndryshëm të vendeve të QIUNT kanë monitoruar procesin në Mitrovicën e Veriut. Në Zubin Potok ishte i pranishëm edhe ambasadorët e BE dhe Gjermanisë.

Deri më tani policia nuk ka raportuar për incidente gjatë votimit.

Top Channel