Liverpool i përgjigjet Arsenalit, mposht Fulham, iu bashkohet ‘topçinjve’ në krye

21/04/2024 20:53

Liverpool i përgjigjet fitores së Arsenalit në javën e 34 të Premier League teksa mposhti Fulham në Londër me rezultatian 3-1 për t’iu bashkangjitur Topcinjve në krye të klasifikimit

Liverpooli e kërkoi golin e avantazhit me Luis Diaz dhe Diogo Jota, por ata nuk mundën të konkretizonin rastet e krijuara.

Ai që mendoi të zhbllokojë rezultatin për skuadrën e Jurgen Klopp ishte Alexander-Arnold që ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Fulham barazoi shifrat me Castagne, ndërkohë që më herët Pereira goditi tramversën.

Pjesa e parë u mbyll më barazimin 1-1, ndërsa 45 minutat e dyta nisën me një gol, atë të Liverpoolit që shënoi me Gravenberch për t’u rikthyer në avantazh me rezultatin 2-1.

Në minutën e 72, Diogo Jota mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës teksa shënoi golin e tretë me një gjuajtje me të majtën.

Me këtë fitore Liverpool shkon në 74 pikë, po aq sa edhe Arsenali në krye, ndërsa Fulham mbetet me 42 pikë. Në ndeshjet e tjera Aston Villa mundi bournemouth 3-1, Evertoni fitoi me Nottingham 2-0, ndërsa Crystal palace triumfoi ndaj West hami 5-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA