“I kujtoj çdo ditë”, Bamir Topi rrëfen mungesën e prindërve dhe shprehjen e të atit që e përgatiste për jetën

21/04/2024 10:56
Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin "S'e Luan Topi"

Teksa foli për momentet më të veçanta të jetës së tij, Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe mungesën e madhe që ndjen për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

I ftuar në S’e Luan Topi me moderatoren Erjona Rusi, ish-presidenti rrëfeu pjesë nga fëmijëria e tij. Duke folur për vëllain dhe prindërit që nuk jetojnë më, Topi tha se i kujton me mall të jashtëzakonshëm.

“Çdo njeri që kujton prindërit që janë larguar nga kjo jetë, i kujton me mall të jashtëzakonshëm. Babai, ka qenë një burrë shumë i urtë, shumë i ekuilibruar, nëna ishte më aktive në familje, ndoshta më e fortë në raport me edukimin. Por të dy bashkë, bënin atë simbiozën e mrekullueshme për të edukuar fëmijët dhe sot krenohem me vëllezërit e mi. Njëri jeton, doktor Flamuri që besoj e njihni dhe vëllai i dytë që është ndarë nga kjo jetë, inxhinier”, tha Topi.

Mes të tjerash, ish-kreu i shtetit kujtoi edhe disa shprehje të cilat i ati i ndjerë ia linte çdo ditë në dhomën ku flinte ku veçoi shprehjen e Niçes “Jeto me rrezikun”.

“Babai herë pas here tek dhoma ku flija, ngjiste shprehje të caktuara që të përgatisnin për jetën. Ndoshta shprehja më interesante që unë e rikonfirmoj “jeto në rrezik” sepse bota është e egër. Ti duhet të mësohesh të jetosh me rrezikun. Së pari më mungon prania e tyre fizike sepse shpirtërisht jemi të pandashëm me prindërit tanë. I kujtoj çdo ditë, nuk ka situate në jetë që most ë përkojnë me orientimin që ata të japin”- shtoi ish-presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA