Manchester City ka hedhur shpejt pas krahëve eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e FA Cup, duke siguruar kalimin në finale të kompeticionit.
Heroi i “citizens” ishte pikërisht portugezi Bernardo Silva, i cili ndaj Realit të Madridit ishte një nga humbësit e penalltive, ndërsa të shtunën pasdite shënoi golin me vlerë finalen e FA Cup, aty ku skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me fituesen e çiftit Conventry-Manchester United.
Vetëm tri ditë pas sfilitjes 120-minutëshe në Champions League, lodhja ndikonte padyshim te të besuarit e Pep Guardiolës, që ndonëse patën kontrollin e topit, vuajtën të krijojnë raste të rrezikshme.
Nga ana tjetër Chelsea zbriti disa herë rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar golit, por sulmuesi Jackson shpërdoroi të paktën tre mundësi të arta shënimi, duke gabuar i vetëm përballë portierit Ederson.
Chelsea shpërdoron kështu mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa Manchester City mbetet plotësisht në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, pasi krahas finales së FA Cup, mban edhe kryesimin e Premier League.
Manchester City-Chelsea (1-0)
Gjysmëfinale, FA Cup
84′-Goool! Bernardo Silva merr topin në rrëmujë e sipër në zonë dhe e dërgon në fund të rrjetës.
Super Sport
Top Channel