Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa: Është periudhë e bukur që duhet…

20/04/2024 08:59

Së fundmi ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka dhënë një këshillë për beqarët.

Këngëtarja doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën dhe albumin, të rejat në karrierën e saj e ndër të tjera, foli për beqarinë dhe disa këshilla për ata që janë në atë fazë të jetës.

Kur e di vlerën tënde, ti di edhe çfarë do ose nuk do. Mendoj se beqaria është një periudhë e bukur dhe e shëndetshme që duhet përqafuar. Në heshtje, ose thjesht duke njohur dikë ti mëson kush je dhe njeh veten. Kur unë isha beqare, nuk kërkoja me ngulm të dilja nga ai raport me veten. Madje po bëja kërkime.

Pak ditë më parë Lipa publikoi projektin e saj më të fundit të titulluar “Illusion”. Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta publikojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. 28-vjeçarja është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA