Gabriel Ribeiro Filho, pastor katolik dhe ish-punonjës policie, është qëlluar për vdekje nga fqinji i tij Jorge Miguel, i cili ishte zemëruar nga zhurma e punimeve në shtëpinë e tij në Nova Iguaçu, te Rio de Janeiro ne Brazil.
Pastori Gabriel Ribeiro Filho raportohet se po riparonte tubacionet në shtëpinë e tij kur fqinji Miguel, erdhi për t’i kërkuar hidraulikëve të ndalonin punën prej zhurmës që po bënin.
Në gjykatë u tha se autori kishte ardhur i armatosur me një pistoletë dhe fillimisht kishte qëlluar në ajër në formë paralajmërimi.
Viktima 57-vjecare më pas kishte nisur të arsyetonte me të por sërish një konflikt nisi mes të dyve dhe Jorge qëlloi pastorin, që kishte qenë më parë oficer policie.
Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë një ditë më vonë ndërsa u zbulua se dy burrat kishin pasur dhe konflikte të tjera më parë.
Avokati i Miguel argumentonte se klienti i tij kishte vepruar në vetëmbrojtje, por pretendimet u refuzuan nga juria e cila dënoi vrasësin me 14 vjet burg.
Prokurori Bruno Bezerra citonte në gjyq “dashakeqesinë e autorit” i cili vrau Gabriel vetëm sepse po punonte në shtëpinë e tij.
Dënimi pritet të apelohet nga i dënuari.
Top Channel