‘Fqinji i tmerrit’ qëllon për vdekje pastorin prej zhurmës së punimeve hidraulike në shtëpi (fotot)

20/04/2024 17:07
Majtas, viktima Gabriel Ribeiro Filho, djathtas sulmuesi

Gabriel Ribeiro Filho, pastor katolik dhe ish-punonjës policie, është qëlluar për vdekje nga fqinji i tij Jorge Miguel, i cili ishte zemëruar nga zhurma e punimeve në shtëpinë e tij në Nova Iguaçu, te Rio de Janeiro ne Brazil.

Pastori Gabriel Ribeiro Filho raportohet se po riparonte tubacionet në shtëpinë e tij kur fqinji  Miguel, erdhi për t’i kërkuar hidraulikëve të ndalonin punën prej zhurmës që po bënin.

Në gjykatë u tha se autori kishte ardhur i armatosur me një pistoletë dhe fillimisht kishte qëlluar në ajër në formë paralajmërimi.

Viktima 57-vjecare më pas kishte nisur të arsyetonte me të por sërish një konflikt nisi mes të dyve dhe Jorge qëlloi pastorin, që kishte qenë më parë oficer policie.

Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë një ditë më vonë ndërsa u zbulua se dy burrat kishin pasur dhe konflikte të tjera më parë.

Avokati i Miguel argumentonte se klienti i tij kishte vepruar në vetëmbrojtje, por pretendimet u refuzuan nga juria e cila dënoi vrasësin me 14 vjet burg.

Prokurori Bruno Bezerra citonte në gjyq “dashakeqesinë e autorit” i cili vrau Gabriel vetëm sepse po punonte në shtëpinë e tij.

Dënimi pritet të apelohet nga i dënuari.

FOTO GALERI
2/3
Gabriel Ribeiro Filho, pastor katolik dhe ish-punonjës policie, është qëlluar për vdekje nga fqinji

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA