Emri/ I dënuar dhe i shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

20/04/2024 10:58

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge është arrestuar nga policia në Tiranë.

Në pranga ra Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel