Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Blinken: SHBA-të nuk janë të përfshira, jemi të përkushtuar në mbrojtjen e izraelitëve

19/04/2024 16:39
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi për BBC se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të përfshira në sulmin që Izraeli kreu ndaj Iranit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Teksa tentoi që të shmangte komentin për ngjarjet në Lindjen e Mesme, Blinken u detyrua të përgjigjet duke theksuar se SHBA nuk ka bërë thirrje për sulm ndaj Iranit.

Në përgjigjies të pyetjes sesi e karakterizonte gjendjen aktuale të marrëdhënieve SHBA-Izrael, Blinken u shpreh “Jemi të angazhuar rregullisht, pothuajse çdo ditë”.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Izraelin të mbrohet dhe të marrim pjesë sipas nevojës në mbrojtjen e tij, siç e patë vetëm disa ditë më parë.”- shtoi Blinken duke kujtuar ndihmën e partnerëve për mbrojtjen e Izraelit nga dronët dhe raketat iraniane.

Top Channel