Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.
Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
E ftuar sot ishte Sara Gjordeni, e cila analizoi dhe komentoi disa nga banorët dhe situatat e “BBV3”, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera. Ish-banorja tregoi për humbjen e babait, teksa u shpreh:
“U mërzita për momentin që ndodhi. Unë kam qenë në tentativa për ta kontaktuar që prej shtatorit të 2023. Ne nuk jemi takuar kurrë. Gjëja më e trishtë ishte të dëgjoja zërin e tij për herë të parë në atë intervistë. Do doja të kishte me disa kundër deklarata. Por ai nuk mohoi asgjë, ai doli të ofendonte. Më lëndoi. E kontaktova edhe para edhe pas asaj interviste dhe ai ka zgjedhur prej muajsh të mos përgjigjej. Le të jetë ky një leksion për marrëdhëniet prind-fëmijë”, shprehet Sara.
Top Channel