I dënuar në Turqi për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Kukës 36 vjeçari turk! Pritet ekstradimi i tij (EMRI)

19/04/2024 16:27
Pika kufitare, Morinë

Një shtetas turk është ndaluar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi rezultonte i dënuar në Turqi.

Në pranga ka rënë 36 vjeçari Koray Aniç i cili po tentonte të hynte në Shqipëri. Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se Aniç ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg në Stamboll për armëmbajtje pa leje, rrëmbim dhe kanosje të personave.

Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Top Channel