Fjalim 60 minuta, Ilir Meta zbutet me SPAK pas presionit të SHBA e BE. Kreu i PL gjen armikun në parti, shpall Monikën kryetare të grupit armiqësor

19/04/2024 20:35

Pas akuzave të forta për SPAK dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në 72 orët e fundit, Ilir Meta është shfaqur sot shumë më i butë me drejtësinë.

Kjo zbutje e Metës që do të garojë edhe për President të Partisë së Lirisë pas një jave, vjen një ditë pas reagimeve të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që dolën hapur në krah të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, përballë akuzave që vinin prej tij.

Duke folur mbi 60 minuta në Komitetin Drejtues Kombëtar, ai megjithatë, e kishte një mesazh edhe për SPAK.

“SPAK-u torollaku të hetojë kë të dojë, Metën e kë të dojë, SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mundet të përdorë njerëz të dobët në PL të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celular, letra, etj, e t’i përdorë ata kundër meje dhe PL. Shtëpi, vila, fabrika, të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. Po e pashë situatën keq do iki të vë një krevat te shtëpia e nënë Selvisë. Plus që kemi selinë… por ta harrojë SPAK-u torollaku se mund ta sjellë rrotull PL, se i ndodh ajo që mund të bëhet shembull në gjithë botën”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë gjeti edhe armikun brenda partisë që e bëri përgjegjëse për rënien e kësaj force politike në raport me shifrat që ai e la kur mori postin e Presidentit. Teksa foli menjëherë pas bashkëshortes së tij, Ilir Meta tha se ajo tani është përfaqësuese e mendimit ndryshe në parti, duke i etiketuar asaj të gjitha dështimet.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Këtu kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi në Lezhë z.Viktor. Na e la targën ai dhe do pendohet shumë shpejt sepse i ka humbur nuhatja.

Na mori edhe këshilltaren, por ajo është grua me integritet dhe do të kthehet shumë shpejt. Si do t’i realizojmë pesë prioritetet madhore që nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe në parti.

Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje”, tha midis të tjerash.

Si do t’i ndjekim 3 miliardë euro në vit përveç atyre që ikin nga hajdutëritë e Erion Velisë dhe Edi Ramës dhe bandës së tyre nëse ne nuk çrrënjosim nepotizmin në Dogana dhe Tatime. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje. Nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”, tha ai me ironi për Kryemadhin.

Top Channel