A do ketë një kundërsulm nga Irani drejt Izraelit? Komandanti Iranian: Nuk ka dëme nga sulmi, zona është e sigurt

19/04/2024 08:22

Një shpërthim i fortë i dëgjuar pranë qytetit iranian të Isfahanit u shkaktua për shkak të sistemeve të mbrojtjes ajrore që kishin shënjestruar një “objekt të dyshimtë”, tha një komandant i lartë ushtarak iranian, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.

Nuk kishte asnjë “dëm apo incident”, tha komandanti i lartë ushtarak, gjeneral brigade i dytë Mihandoust në provincën Isfahan, sipas Tasnim.

Mediat shtetërore iraniane po raportojnë se të gjitha objektet në zonë janë të sigurta, përfshirë objektet e rëndësishme bërthamore.

Tre shpërthime u dëgjuan herët të premten pranë bazës ushtarake ku ndodhen avionët luftarakë në provincën Isfahan, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve FARS e Iranit.

“Mbrojtja aktivizohet në përgjigje të një objekti që ka të ngjarë të jetë një dron”, thonë burimet për FARS neës.

Zëdhënësi i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Kibernetike të Iranit, Hossein Dalirian, tha se mbrojtja ajrore rrëzoi tre drone dhe “nuk ka raportime për një sulm raketor tani për tani”.

Top Channel