
22/02 16:36
Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare.
Prej disa ditësh ai ndodhej në spital, pasi ishte rrëzuar dhe kishte marrë dëmtime të rënda në kohë.
Gruaja e tij, Donna Betts, shkroi se ajo dhe fëmijët ishin pranë tij dhe se mjekët po bënin të pamundurën për ta stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore.
Muajin e kaluar Betts pësoi një “goditje të lehtë” dhe iu desh të anulonte datat e ardhshme të turneut.
Pak javë më parë, miku i tij i vjetër David Spero postoi se Betts po i përgjigjej mirë trajtimit dhe se po “gati të shkojë”. Por sot, sipas Daily Mail, ai ka ndërruar jetë.
Top Channel