Policia e ndaloi për kontroll rutinë, shqiptarin e tradhton gjuha e trupit dhe “bie në kurth”, pranga pasi iu gjet kokainë në makinë

18/04/2024 16:52
Foto ilustruese

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena mbrëmjen e 16 prillit.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua nga karabinierët për një kontroll rutinë, por menjëherë u bë nervoz dhe kjo shtoi dyshimet te efektivët.

Gjatë kontrollit që iu bë në makinë, iu gjet gjysmë kilogramë kokainë dhe qindra euro cash që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel