“Për çfarë m’i jep, mos marrësh gjobën?” Tentuan të korruptojnë policët, në pranga katër shoferë në kryeqytet

18/04/2024 16:24

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Polici Rrugor: Më jep patentën, leje qarkullimi

(Shoferi i drejton para policit)

Polici Rrugor: Po atë për çfarë? QË mos marrësh gjobën? Është vepër penale që të japësh bakshish punonjësit të policisë

Top Channel