Paralajmëron Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, duhet ta ndalojmë

18/04/2024 13:19

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëron se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale. Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7 u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

“Katastrofa humanitare vazhdon. Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim. Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, tha Borrell.

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban .

 

Top Channel