Një pjatë e servirur mbi trupin e saj në tavolinë, habit Genta Ismajli

18/04/2024 17:15

Genta Ismajli prej kohësh nuk ka qenë në vëmendjen e rrjetit, për shkak të tërheqjes së saj nga projektet muzikore duke shijuar më shumë në privatësi jetën e saj familjare.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në TikTok aspak të zakontë, e cila është bërë mjaft virale në rrjet. Në video shfaqet ajo e shtrirë mbi tavolinë, ku në barkun e saj qëndrojnë sushi që i serviren bashkëshortit të saj një atmosferë festive dhe të veçantë.

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të 2022. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë. Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA