Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ Shkon në 294 numri i viktimave, 4000 persona të plagosur, vijon beteja për gjetjen e 400 të zhdukurve 15/08 19:59
Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur 14 ushtarë, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.
Ky ishte një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit nga Hezbollahu, si përfaqësuesi më i fuqishëm rajonal i Iranit.
Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, Hezbollahu ka sulmuar me dy raketa antitank në fshatin kufitar beduin izraelit, Arab al-Aramshe, përpara se të sulmonte edhe me dron.
Izraelitët janë shprehur të shqetësuar për aftësinë e dukshme të Hezbollahut për të përcaktuar vendndodhjen e ushtarëve dhe shënjestrimin e tyre, shkruan The New York Times.
Top Channel