“Heidi nuk është e bukur, por ka s*x appel”, avokat Ngjela përshkruan banoren e Big Brother: Ka përparësi në lojë

18/04/2024 15:10

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” të “Top News”, mes të tjerash foli edhe për Big Brother VIP.

Sipas tij loja ishte midis Heidit dhe Rikes, por pas daljes së kësaj të fundit, avokati thotë se më shumë përparësi në lojë ka Heidi.

“Dy nga ato vajzat janë ata që po konkurrojnë, ishte Rikja, tani ka ngelur Heidi. Prisja më shumë nga Rikja, por nuk e di se çfarë pati. Ka patur ca goditje jashtë karakterit normal të logjikës”, tha Ngjela.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk e di nëse Heidi do ta fitojë Big Brother-in, por e favorizon fakti që ka “sex apoel”, një shprehje që do të thotë se është atraktive, në mënyrë seksuale.

“Heidi është e favorizuar. Ajo nuk ka bukuri, ka sex appeal, dmth seks i bukur. Do fitojë, s’do fitojë nuk e di”, u shpreh avokati.

Top Channel