Kim Kardashian ndodhet me pushime ekzotike në ishut Turks dhe Kiakos, ku nuk ka ngurruar të ndajë foto mjaft provokuese.
Një nga foto e publikuara, ka shkaktuar shumë zhurmë në Instagramin e saj. Ajo shihet duke pozuar në ujërat blu të Karaibeve e veshur me disa bikini seksi dhe gjithmonë ajo që bie në sy është trupi i saj dhe format bombastike.
Por fansat kanë kapur një detaj mjaft interesante tek fotoja pasi 43-vjeçarja ka marrë pozicionin sikur do zhytej në ujë, ndërkohë që fotoja është realizuar në breg dhe nuk ka një thellësi të mjaftueshme për t’u zhytur.
“Pse po zhytet në ujë deri në gjunjë?” “Mund të zhytesh në ujë të thellë 20 cm?” “A e godite kokën?” “Vajzë ku po shkon për zhytje”, ishin disa nga komentet e fansave në foto.
Top Channel