
26/02 12:28
Gjatë diskutimit në studion e “Top Story” për çështjen Beleri dhe kandidimin e tij si eurodeputet në Greqi, moderatorja Grida Duma është përplasur me juristin Skerdilajd Dhuli për shkak të devijimit të temës.
Dhuli: Ndoqa arrogancën e një hajduteje. Më tregon mua që nuk duhet të vë çadrën. Prona është aty…
Grida Duma: Diskutimi është tjetër, këto dy tema nuk janë për një prime-time. Se çfarë thotë një deputete e maxhorancës a e opozitës nën koston e vet, është çështje tjetër, nuk është çështje e SPAK.
Dhuli: Është politike Grida. Drejtësia e re duhet t’i kishte grisur mandatin Olta Xhaçkës
Grida Duma: Do më lësh të flas apo të kthehem ndryshe tani.
Top Channel