Akullorja e preferuar tërhiqet nga tregu në Britani prej zbulimit të copëzave të metalit e plastikës (fotot)

18/04/2024 16:55

Britania vijon me tërheqjen nga tregu të akullores së preferuar të fëmijëve Magnum Classic Ice Cream pas zbulimit shokues të copëzave të huaja të metalit e plastikave në të.

Urdhri u lëshua nga agjencia vendase e standardeve ushqimore e cila tha se produkti “nuk ka siguri për t’u konsumuar”. Ata shtonin se masa përfshinte produktet ‘Magnum Almond Ice Cream’ që shiten në Britani dhe Irlandë, dhe nxiste ata që kishin blerë produktin “të mos e hanë” por të ndjekin udhëzimet e lëshuara nga grupi zotërues Unilver.

Disa javë më parë ishte lëshuar një urdhër i ngjashëm për ndalimin e shitjeve të Magnum Classic Ice Cream, gjithashtu për prezencën e copëzave të metalit në të.

Masa përfshin pakon me tre akullore 100ml Magnum Almond Ice, ndërsa grupi thotë se nuk ka të bëjë me produkte të tjera të kompanisë.

Grupi tregtues Unilever tha se mund të kontraktojnë me të për udhëzime të mëtejshme në numrin 0800 146 252 ose email: [email protected].

Ata nuk shpjegonin se si apo përse copëza metali kanë përfunduar në produktet ushqimore, që konsumohen dhe nga fëmijë.

Agjencia britanike e standardeve të ushqimit thotë se kur ka probleme me produketet ato ose “tërhiqen” nga tregu, ose “thërriten prapa”, shkruan rrjeti TheMirror.

E dyta ka të bëjë me rastet kur në ushqimet ka kontaminim me patogjenë që shkaktojnë helmim, ose substanca të tjera të huaja si pjesëza metali e plastike nga procesi prodhimit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA