“Zbriti tjetrën nga makina, kur e mora në telefon”, Gabriela Arapi tregon si zbuloi tradhtinë e të dashurit ekstremisht xheloz

17/04/2024 09:14

Gabriela Arapi ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur për jetën e saj private. Ajo ka treguar se gjithmonë dashurohet me meshkuj që janë shumë xhelozë.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi për një lidhje 2-vjeçare me një djalë, të cilin e donte shumë. Ajo hoqi dorë nga puna dhe çdo gjë për të sepse ishte xheloz, por më vonë e kuptoi se përveç xhelozisë ekstreme, ai dhe e tradhtonte, kështu vendosi të ndahej.

“Ka qenë një lidhje 2-vjeçare. Nuk e di pse dashurohem me ekstremet e xhelozëve, nuk e di ku më ngjisin këta, jam si magnet njerëzish xhelozë. Ai ishte ekstremisht shumë xheloz. Edhe nga puna u shkëputa sepse isha në kontakt me shumë meshkuj dhe atij nuk i pëlqente, shkoja nëpër rrethe flija atje. U shkëputa nga puna, u verbova nga dashuria, isha dhe e vogël. Më dukej se po të humbisja atë do ishte fundi i botës, por jo. Pastaj nisi zhgënjimi, tradhtia, aty u thye çdo gjë.

Më tradhtoi, unë e mora vesh nëpërmjet Instagramit. Mbaj mend një rast ka qenë në makinë me të, e kam marrë unë në kamerë, e ka nxjerrë tjetrën nga makina, ma ka hapur mua telefonin dhe më ka thënë “ja e shikon, unë jam vetëm”. Pastaj e kam marrë vesh nëpërmjet një shoqeje dhe aty vendosa t’i jap fund. Aty ishte zhgënjimi im dhe mu thye besimi tek meshkujt. Morali është të mos heq asnjëherë dorë nga gjërat e mia”, u shpreh Gabriela.

Top Channel