Rreth 200 të afërm e miq të të dënuarve prisnin sot jashtë burgut të Yangon për të liruarit me faljen e dhënë nga junta ushtarake ne pushtet, për vitin e ri budist.
Amnestia e përvitshme përfshinte sivjet rreth 3,000 të burgosur, mes të cilëve 13 indonezianë dhe 15 të burgosur nga Sri Lanka, të cilët do të deportohen, njoftonte qeveria ushtarake.
Një shoqatë e të burgosurve politikë tha se numri i këtyre të fundit mes të liruarve ishte i ulët, shkruan rrjeti AFP.
Avokati i pastorit kristian Dr Samson konfirmoi lirimin e tij pas arrestimit për ‘grumbullim të paligjshëm dhe shpifje kundër shtetit’ për të cilat ishte dënuar me gjashtë vjet burg.
“Dënimi i pastor Samson ishte një padrejtësi e madhe, që fuqizohej çdo javë kur kristianët në të gjithë botën mblidheshin për të shpallur besimin e tyre te Jezusi”.
AFP shkruan se Samson ka qenë një mbrojtës i njohur i të drejtave të minoriteteve etnike dhe lirisë fetare në Mianmar, ku 85 perqind e banoreve janë budiste dhe pjesa tjetër i përket minoriteve fetare./AFP/
Top Channel