Analisti Kreshnik Spahiu nëpërmjet një lidhje skype për “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel foli për sjelljen e fundit të Ilir Metës me kërcënimet ndaj SPAK dhe zhvillimet në Partinë e Lirisë.
Sipas Spahiut, Meta po përpiqet që të kalojë tek bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi përgjegjësinë penale të shkeljeve për të cilat hetohet nga SPAK pasi mendon se për të mund të ketë masë më të lehtë.
“Duke kaluar përgjegjësinë penale tek bashkëshortja, duke qenë se është grua mendon se do ketë masë më të lehtë se një mashkull, do i kapërcvejë proceset gjyëqsore, në këtë mënyrë ka ndarë lojën e tij penale nga ajo politike. Nqëse prokuroria e spak do bjerë në lojën e ilir metës kjo mbetet për tu parë”– tha Spahiu.
Ai shtoi më tej se problemin e vërtetë Meta e ka me amerikanët dhe britanikët të cilët sipas tij po servirin strategjinë e tyre të ftohtë si hakmarrje ndaj Metës.
“A do I funksionojë këtë herë? Dyshoj për këtë. Meta nuk e ka problemin me Ramën që në aqsnjë rast nuk e ka dëshirën ta shihte të arrestuar Metën, as me prokurorët por me amerikanët dhe britanikët të cilët e kanë hakmarrjen dhe strategjinë e tyre të ftohtë. I japin kohë vetes dhe atëherë kur nuk e pret, të japin goditjen. Vetë Meta thotë amerikanët kanë kërkuar arrestimin tim”- shtoi analisti.
Top Channel