Pas sulmit të Iranit, Ministrat e Jashtëm britanik dhe gjerman takohen me presidentin e Izraelit

17/04/2024 10:13

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka mbërritur në Izrael mëngjesin e sotëm për bisedime me zyrtarë të lartë pas sulmit ajror të Iranit gjatë fundjavës.

Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet që ndihmuan ushtrinë izraelite të ndalonte një breshëri sulmesh iraniane ndaj Izraelit. Presidenti izraelit Isaac Herzog konfirmoi mbërritjen e tij në platformën X, duke thënë se ai kishte mbajtur një “diskutim të ngrohtë” me Cameron dhe ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Faleminderit për qëndrimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë përkrah Izraelit përballë sulmit të dënueshëm nga Irani”, shkroi ai.

Baerbock kishte thënë më parë se ajo po udhëtonte për në Izrael në një përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin Izrael-Iran.

Top Channel