Komentuesja e njohur e VIP-ave në Tik Tok, vdes në moshën 36 vjeçare ‘nga shkaqe të panjohura’ (fotot)

17/04/2024 18:04

Gruaja e njohur në rrjetin Tik Tok – për lajme të pazakonta mbi ‘yjet’ e Hollywood ka vdekur papritur në moshën 36 vjeçare.

Në një njoftim në Instagram motra e Roth, Lindsay shkruante për fansat se komentuesja e TikTok kishte vdekur nga shkaqe të panjohura. “Ne familjarët ende po përpiqemi ta kuptojmë këtë që ka ndodhur, dhe të vendosim sesi të celebrojmë nderin e jetën e saj. Nuk e dimë ende çfarë ka ndodhur”, shkruante Lindsay.

“Ajo ka kënaqur shumë njerëz me humorin, inteligjencën bukurinë, thashethemet e atleticizmin. Kishte aq shumë dhunti, jam gati të flas me këdo për kujtimin e Kyle”, shtonte e motra.

Ajo u premtonte fansave që do t’i njoftonte për ceremoni përkujtimore të mundshme.

“Më vjen keq për ata që mësojnë tani për humbjen. Janë të mirëpritura lutjet e bekimet tuaja.”

Vitet e fundit Kyle kishte mbledhur më shumë se 170,000 ndjekës me opinionet e pacensuruara dhe thashethemet e sikletshme për personazhe të njohur të artit e televizionit, teksa njihej për shprehjen “A do më? Të jap unë më shumë”.

Vetëm muajin e kaluar llogaria kryesore e Roth ishte pezulluar nga TikTok për “dezinformacion apo shkelje të standardeve” dhe ajo kishte nisur të postonte lajmet e saj nga një llogari tjetër prej datës 7 prill.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja e njohur në rrjetin Tik Tok – për lajme të pazakonta mbi ‘yjet’ e Hollywood ka vdekur papritur në moshën 36 vjeçare.

Top Channel