Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi që nga mesnata ka bërë të ditur Zyra e Kosovës në Serbi.

Pamjet e shpërndara tregojnë autobusët me targa të Kosovës në resht të cilat, ndodhen jashtë kufirit të Serbisë dhe nuk i lejojnë të lëvizin. Sipas një qytetari të Kosovës, kanë 12 orë që presin dhe brenda autobusëve ka fëmijë e familjarë, të cilët kërkojnë ndihmë, pasi nuk po e përballojnë dot këtë lodhje.

“Ndodhemi në doganën e Serbisë, sapo kemi kaluar doganën e Serbisë por është dhënë urdhër që autobusët e Kosovës të mos kalojnë. Këtu janë autobusët plot me pasagjerë. I lutemi shtetit shqiptar të na ndihmojë sepse ka 12 orë që ne presim në doganë. Ju lutem, ka kalamaj, ka familje, kemi probleme. Shikoni autobusët, 12 orë që presim, ju lutem na ndihmoni, na kanë bllokuar këtu dhe nuk kalojmë dot. Shikoji njerëzit dhe autobusët. Ka njerëz që në 8 të mëngjesit ditën e djeshme që nuk udhëtojnë dot. Nuk e di se çfarë problemi është. Autobusët janë me kalamaj dhe njerëz. Autobusët me targa të tjera kalojnë, kurse autobusët me targat e Kosovës nuk kalojnë dot”, shprehet një qytetar.

Top Channel