Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha sot se diskutoi me presidentin tunizian Kais Saied mbi emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik për “një qasje të re të problemit”, gjatë vizitës së saj të katërt në vendin afrikano-verior në thuajse një vit.
Në konferencën për shtyp ajo shprehte besim se po bëhen avancime në luftën kundër zhvendosjeve të paligjshme në Mesdhe dhe trafikantëve njerëzorë, edhe pse kriza e emigracionit drejt Evropës ende nuk jep sinjale zbutjeje.
“Ky bashkëpunim ka arritur shumë rezultate, i referohem çështjes së menaxhimit të emigracionit për të cilën dua të falënderoj presidentin Saied për bashkëpunimin në luftën ndaj trafikut njerëzor”.
Meloni më tej përmendi detaje të punës për zbutjen e fluksit, duke thënë se ‘një numër i rregullt ardhjesh’ është i pranueshëm.
“Tunizia nuk mund të kthehet në një vend nga ku emigrantët mbërrijnë në pjesën tjetër të Evropës. Duke punuar për këtë ne kërkojmë të përfshijmë organizatat ndërkombëtare për riatdhesimet.”
“Italia ka bërë progres në këtë fushë, veçanërisht me qasjen e re që po promovojmë në nivel evropian. Jam e lumtur me marrëveshjet që kemi nënshkruar sot, të cilat konfirmojnë marrëdhënien e rëndësishme strategjike, si bilaterale dhe multilaterale”, tha më tej kryeministrja nga Tunis, sipas rrjetit AFP.
Top Channel