Pas dy vitesh burg për aiuaska, ‘shamani’ kolumbian rinis ritualet e shërimit (fotot)

16/04/2024 19:30

Shëruesi tradicional kolumbian Claudino Perez i servir ndjekësve të tij një përzierje të trashë e të errët, në ceremoninë e tij të parë pas lirimit nga burgu në Meksikë.

Ai përdor pijen e lashtë të Amazonës, ajuaska në ceremonitë e tij të shërimit, pasi u lirua nga akuzat e se kishte transportuar atë në Meksikë.

I zbukuruar me dhëmbë xhaguari dhe pupla shpendësh, ai përgatit përzierjen e nxehtë që kërkohet nga kolumbianët dhe të huajt për të larguar dhimbje në trup e në shpirt, sipas traditës indigjene.

Preparati përgatitur me bimë haluçinogjene nga pyjet e Amazonës, ka përbërës kryesor aktiv Dimethyltryptamine (DMT), por megjithëse është një psikoaktiv natyral, është i ndaluar në Meksikë.

Në mars 2022, burri i njohur me titullin ‘taita’ i grupit indigjen Uitoto u ndalua në aeroportin Mexico City për shishet e vogla te aiuaskës që kishte në bagazhet e tij.

Çështja e tij ka hapur një debat të gjerë për mbrojtjen e traditave të popujve indigjenë latino-amerikanë dhe luftën ndaj drogave të shpallur nga disa qeveri të rajonit.

Vitet e fundit të paktën dhjetë persona indigjenë nga Kolumbia, Peruja e Brazili janë ndaluar në Meksikë për të njëjtën arsye, por më pas janë liruar.

Ligji meksikan thotë se DMT është “problem për shëndetin publik”, edhe pse ekspertët nuk kanë arritur të provojnë se krijon varësi.

Aiuaska është gjithashtu ilegale në SHBA, Kanada dhe disa vende evropiane.

Por vetë Pérez refuzon kufizimet pasi ai udhëton nëpër botë për të prezantuar trashëgiminë e vendit të tij ayahuasca, që sipas tij shëron dhimbjet, kuron sëmundje të rënda dhe ndalon varësinë nga substancat.

Popujt indigjenë kolumbianë përdorin aiuasca thuajse të gjithë në moshë mbi 12 vjec, si mjekësi tradicionale dhe Pérez shton se kur ishte i ri ka shkuar në Meksikë më shumë se 30 herë për ta bërë këtë.

Por tashmë 71 vjeçar, ai nuk e kupton përse e futën në burg. “Kur je një shërues vegla jote është bima, aiuaska”, thotë ai teksa ndez një cigare gjithashtu të prodhuar në komunitetet.

Ai fryn tymin e cigares në një enë të vogël e më pas pi prej saj. Pas disa të kthyerash të enës, ai nis të këndojë e të kërcejë.

“Në fakt ata na arrestojnë sepse jemi të varfër e sepse jemi shërues … krimi vetëm është spese jemi indigjenë”, insiston shamani.

Një tjetër shaman José Campos, kësaj radhe peruan, thotë për rrjetin AFP se është burgosur në Meksikë për një sasi të vogël aiuaska që zyrtarët ‘e bënin të njëjtë’ me drogat si heroina e kokaina.

“Ishte diçka e vështirë dhe e shëmtuar,” ankohet ai. /AFP/

FOTO GALERI
1/9
I zbukuruar me dhëmbë xhaguari dhe pupla shpendësh, ai përgatit përzierjen e nxehtë që kërkohet nga kolumbianët dhe të huajt për të larguar dhimbje në trup e në shpirt

Top Channel