Lufa në Rripin e Gazës/ Spanja dhe Sllovenia: Krijimi i një shteti palestinez, zgjidhja për qëndrueshmërinë në rajon

16/04/2024 22:49

Sllovenia dhe Spanja kanë rënë dakord mbi nevojën për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez si një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Kështu u shprehën sot liderët e dy vendeve të cilët shtuan se duhet të veprojnë për të lehtësuar vuajtjet e popullit të Gazës në mes të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi adresuar një sërë pyetjesh – kur, jo nëse, por kur është momenti më i mirë për të njohur Palestinën,” tha kryeministri slloven Robert Golob në një konferencë të përbashkët shtypi me Pedro Sanchez të Spanjës.

Golob nuk dha asnjë afat kohor, duke thënë se çështja nuk varej vetëm nga Sllovenia dhe Spanja, por nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë. “Por Sllovenia do të votojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e plotë të një shteti palestinez”, tha ai.

Spanja, prej kohësh një kampione e të drejtave palestineze, muajin e kaluar ra dakord me liderët e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë për të ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez.

Top Channel