25/11 22:09
Ronaldo Sharka ka qenë i ftuar në “Wake Up” për të folur për 90 ditët e qëndrimit të banorëve në Big Brother VIP.
Ai ka habitur Blendi Salën dhe Neada Muçën kur u paraqit me byrek me gjizë në studio dhe vinte një aromë e mirë.
Neada Muçaj: Ronaldo po se ç’ka një aromë kështu!
Ronaldo Sharka: Uu se harrova. Pashë që më kishit përmendur një ditë në emision, ju kam sjellë byrek nga Lushnja. Kur më komunikoi gazetarja “do vish këtë javë tek Wake Up”, thashë do iki një ditë para në Lushnjë, të fle atje, që të zgjohem herët në mëngjes, të marr byrekët dhe të vij tek “Wake Up”.
Neada Muçaj: Gëzuar na bëftë mirë. Ku i more?
Ronaldo Sharka: Në Lushnjë.
Top Channel