Gabriela Arapi bën renditjen e 4 lojtarëve më sexy të Kombëtares: Të pestin do ta lë…

16/04/2024 07:57

Gabriela Arapi e cila tashmë është pjesë e “Procesit Sportiv” në Top Channel ka treguar emrat e katër futbollistëve të Kombëtares që ajo i cilëson si “më seksi”.

Katër emrat e futbollistëve janë Bajrami, Hysaj, Seferi dhe Bare. Për këta katër ajo ka dhënë dhe një arsye se pse i duken më seksi.

Ed Manushi: Në Facebook na shkruajnë gjithë ditën që Gabriela të thotë pesë lojtarët më të mirë të Shqipërisë.

Gabriela Arapi: Më të mirët?

Ed Manushi: Si thuhet tamam, tamam?

Alesia Bami: Hë mo nuk e thua dot kush janë më seksi?

Gabriela Arapi: Unë kam katër emra, por nuk do i them në rënditje tamam se i ngel hatri. Bajrami është i lezetshëm, është si fëmijënor dhe më pëlqejnë këta si bebusha. Hysaj, ky është burrëror, ka tiperatë… I treti Seferi normal, dashuria e jetës sime. I ka sytë, dhe përveç syve është në horoskop Akrep. Dhe i katërti është Bare.

Ed Manushi: Këtë sikur nuk e kishe në listë, mos e ke futur gabimisht?

Gabriela Arapi: Jo nuk e kam futur. Vetëm këta të katërt kam sepse të pestin do e lë surprizë.

Top Channel