Tragjedia në sheshxhirim, dënohet me 18 muaj burg 26-vjeçarja që i dha armën aktorit Alec Baldwin

15/04/2024 20:39

Hannah Gutierrez-Reed, personi i cili ishte përgjegjëse në grupin e punës gjatë filmit që po xhirohet dhe që i dha armën aktorin Alec Baldwin, me të cilën qëlloi për vdekje një kineaste, është dënuar me 18 muaj burg.

26-vjeçarja u shpall fajtor për vrasje të paqëllimshme. Ajo u shpall e pafajshme për një akuzë të dytë,  ngatërrim të provave mbi vrasjen e Halyna Hutchins në vitin 2021 në xhirimet e Rust.

Dënimi që mori Gutierrez-Reed është maksimumi i mundshëm.

Baldwin, 65 vjeç, gjithashtu përballet me një gjyq për vrasjen. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat. Hutchins, 42 vjeç, u vra pasi një armë që Baldwin përdori gjatë xhirimeve të një filmi, në New Mexico.

Top Channel