Gjatë rrëfmit të tij për periudhën e komunizmit dhe më pas për rrugëtimin e tij politik, i ftuar në studion e “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, avokati Spartak Ngjela zbuloi edhe mendimin që ka rreth kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar edhe raportet me këtë të fundit kohë më parë.
Ngjela tha se Rama është zhvilluar shumë politikisht duke arritur që të jetë politikan i mirëfilklt
“Tani mund të themi se është bërë politikan. Është dhe mesa shoh unë, meqë mori pushtet ka hequr dorë nga sistemi i karrierës nëpërmjet individëve. Nuk e ka tanimë, sepse është absolut. Ka pasur dy apo tre vetë dhe Nano. Ky e heq frikën me mënyrën e sjelljes. Nuk i ka kot ato që del si me veshje si gango rrugësh apo poturesh, i bën kastile për një shtensionim që të thotë nuk jam politik. Sepse veshja klasike tregon pushtetin”- u shpreh Ngjela.
Grida Duma: Unë do kisha vënë bast që ju të dy do shkonit shumë mirë
Ngjela: Po unë atë e kam marrë që kur ishte 22 vjeç, i kam dhënë të gjithë botëkuptimin tim.
Ai rrëfeu gjithashtu edhe për “luftën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gramoz Pashkos për drejtimin e Partisë Demokratike.
“Gramozi nuk luajti mirë se mund ta mundte Saliun. Por ai kishte një gjë që Saliu e kishte. Populist ishin njësoj. Por kishin një gjë që i dëmtonte, ishin të dy në të njëjtën parti. Ai që ka aftësinë të bëjë me vete një pjesë të partisë e merr atë dhe të dëmton. Pashko mendonte se e kishte të tijën partinë. Kurse ky (Berisha) kishte eksperiencën e goditjes si të Enver Hoxhës. E njihte mirë gjeneralitetin e një intriganti”- përfundoi avokati.
Top Channel