Fiks Fare/ “Kam gabuar, por do të denoncoj”! Dentisti i prish dhëmbët, nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

15/04/2024 20:40

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre.

Punë e cila për pacientin ka një kosto të lartë, jo vetëm monetare. I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës. Një 37 vjeçare ka mbetur pa dhëmbë e dhëmballë në gojë si pasojë e pakujdesisë në punë të një stomatologu.

Ylli Naçi stomatolog në qytetin e Korçës në 2017 i ka vendosur znj. Elvira Hoxha dhëmb dhe dhëmballë zirkon në të gjithë gojën, ku pas 3 vjetësh ka pësuar një infeksion të rëndë në gojë. ” Unë kam vënë gjithë gojën zirkon, tre muaj kan ndenjur me dhembe provizor pasi dentist Ylli më bëri dhe një operacion në nofull ku m’u hapën penjtë dhe e kam ribërë mbylljen me djegie mbrapa: tregon Elvira.

“Pas tre vitesh kam patur një infeksion të rendë në gojë. Ku nga grafitë e bëra rezulton se 80% e kanaleve të dhëmbëve të poshtëm kanë qenë pa mbushje, pjesa lart mbushjet i ka patur të pjesshme. Këtë grafi e kam bërë pas 3 vjetësh që kisha vënë dhëmbët tek Ylli Naçi dhe për shkak të infeksionit të rëndë asnjë dentist nuk më merrte përsipër. Kam marrë antibiotik pa fund. Më pas një dentist më hoqi një dhëmballë sepse Ylli nuk ma hoqi se nuk më zinte anestezia” tregon Elvira për Fiks Fare. Ajo tregon se infeksioni i rëndë ka hequr të gjithë pjesën e poshtme të gojës, si dhe një pjesë të kockës pasi infeksioni ishte shpërndarë edhe aty.

U dëtyrua që ta mbushte pjesën e kockës së hequr me artificiale. Pas shumë peripecish Elvira i drejtohet një dentisti në Maqedoninë e Veriut. Nga grafija 3D stomatologu Batkoski pa se komplet pjesa e nofullës kishte marrë infeksion, por zbuloi se stomatologu Ylli na kishte harruar edhe një gjilpërë brenda në një rrënjë dhëmbi.” Infeksioni kishte mbërritur 2,5 mm larg nofullës. Unë rrezikoja ose të mbetesha e paralizuar apo infeksioni të mbërrinte në gjak dhe une mbetesha në vend. Kam 2 muaj që kurohem me antibiotik, me mjekime me operacione. Në verë duhet të vendos impiante dhe më pas të vendos sërish dhëmbët zirkon.” pohon denoncuesja.

Fakti që i është drejtuar Fiks Fare është se për atë çfarë i ka ndodhur nuk po gjen drejtësi. Ajo ka shkuar prapë tek Dentisti Naçi ku i ka treguar se çfarë kalvari ka hequr për shkak të papërgjegjshmërisë së tij në punë. Por meqë dhëmbët janë vënë në 2017 dentisti del nga situata duke i thënë se garancia ishte 5 vjeçare, ndërkohë që denoncuesja nga ana tjetër pohon se që në fillim dentisti i ka dhënë garanci 10 vjeçare.  Plus ajo shton se ka patur probleme 3 vite pas vënies së tyre madje edhe ka shkuar tek dentisti por ky i fundit i është përgjigjur se ka qenë jashtë shtetit. ‘ Mua një dhëmb tek Ylli më ka shkuar 150 mijë lekë të vjetra demek zirkon se nuk ishin të tillë, ndaj kërkoj drejtësinë time” thotë Elvira.

Fiksi u lidh me stomatologun nga Maqedonia e Veriut ku aktualisht Elvira po ndiqet. Ai i dërgoi Fiksit një video ku shpjegon të gjithë gjendjen aktuale të gojës së Elvirës. Me grafinë para ai tregon kanalet e pambushura të dhëmbëve dhe gjilpërën e thyer që kishte gjetur në njërin prej kanaleve. Plus edhe nofulla e poshtme ka pësuar ndryshime prej infeksionit të rëndë.  Si rezultat pacientja ka nevojë për impiante e më pas kurora zirkoni. Gjithsesi me mjekimin e deritanishëm gjendja është stabilizuar, por që do vazhdojë ende të kurohet.

Një 37 vjeçare nga Korça, I është drejtuar Fiks Fare duke denoncuar dentistin Ylli Naci.Ajo tregon se ka rrezikuar jetën nga pakujdesia e dentistit. Ai nuk kishte pastruar kanalet e dhëmbëve madje kishte harruar edhe një age në njërin dhëmb. Nga kjo pakujdesi e dentistit pas dy vjetësh pacientja ka pësuar infeksion në të gjithë gojën gjë që ka bërë të heqë të gjithë dhëmbët madje të shtoj edhe kockë në nofull pasi edhe kocka ishte shkatërruar.

Pas gjithë këtij kalvari Elvira i drejtohet edhe njëherë klinikës dentare të Ylli Naçit. Ajo i tregon se çfarë ka hequr me gojën vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së tij. Dentisti nuk mban përgjegjësi edhe pse e pranon se ka gabuar. Madje ai debaton me Elvirën dhe në fund nga i akuzuar merr rolin e akuzuesit duke i thënë Elvirës se do e denonconte në polici për prishje të qetësisë në punë, madje shkon edhe më larg kur i thotë që do e akuzojë për gjobvënie. ” Ti po më vjen mua në punë , po më shqetëson mua në punë madje po më vë gjobvënie” dëgjohet t’i thojë Naçi Elvirës. Ajo i pohon se nuk po i kërkon lekë por thjeshtë përgjegjësi për dëmin që i ka shkaktuar. Por në fund dentisti e kërcënon se do e denoncojë në polici dhe se zgjidhjen le ta gjejnë në gjykatë.

Fiksi iu drejtua Urdhrit të Somatologul Elbasan ku anëtari Arbër Çerekeja shpjegon procedurën që duhet të ndjekë denoncuesja  me anë të një ankese që duhet të dorëzojë në këtë institucion. Pas ankesës mblidhet një komision i cili vlerëson situatën që mund të jetë në favor të njërës apo tjetrës palë, ose mund të gjendet dhe dakordësi. Në të kundërt pala e pakënaqur mund t’i drejtohet gjykatës.

Por fiks pas një muaji që Elvira depozitoi ankesën u mblodh komisioni i cili vendosi të hedh poshtë pretendimet e saj, duke bërë indirekt fajtore këtë të fundit.  Komisioni vendosi ” Të mos pranojë ankesën për vënie përpara përgjegjësisë të mjekut pasi me provat e paraqitura prej ankueses nuk vërtetohet gabimi profesional i pretenduar…” Elvira kërkoi dhe një shpjegim tek USSH Elbasan, por këta të fundit nuk u përgjigjen pasi vendimi ishte marrë. Njëra prej anëtareve të këtij komisioni i përgjigjet prerë dhe ftohtë duke i thënë që të ankohet  tek Komisioni i Disiplinës pranë USSH-së. Ankesë që Elvira e bëri dhe do e çojë deri në fund si çështje.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel