Enisa e ftuar në “Mos bjer me top” tek E Diell me Ronaldo Sharkën i ka bërë një lojë Saides, ku i thotë se “Gerti e ka ngacmuar dhe i ka dërguar foto nudo”.
Edhe pse Saide është ndarë tek Gerti, ajo nuk e beson në fillim se ai ka bërë një gjest të tillë. Por Enisa e bindi dhe Saide u ndje mjaft keq, madje tentoi ta merrte dhe në telefon.
Enisa: O Saide më dëgjo pak se jam shumë në tension dhe nuk jam fare mirë, po dridhem. Para 5 minutash më mori Gerti dhe jam gati të qaj.
Saide: Po ai çfarë pune ka me ty?
Enisa: Filloi duke më ngacmuar.
Saide: Ik moj andej.
Enisa: Nuk po tallem.
Saide: Gerti të të ngacmojë? Jooo! Çfarë të tha?
Enisa: Më tha nuk e kam dashur kurrë Saiden, unë për herë të kam dashur ty, ajo ishte thjesht sa për klikime.
Saide: Çfarë je duke thënë oo?!
Enisa: Po, jam shumë keq, ia fika telefonin, ia futa bllok.
Saide: Me vërtet të ka thënë Gerti këto gjëra?
Enisa: Po, më ka dërguar dhe foto nudo.
Saide: Ouuu! Dale ta marr pak në telefon, e kam bllok po mirë.
Enisa: O Saide po më bie të fiktë, dua të vish tek unë të lutem.
Saide: E sigurt? Dale se po marr taksi. Uaa po dridhem e tëra, s’mund a besoj dot këtë gjë.
Enisa: Mirë merr një shishe ujë dhe ishte një lojë, jam këtu tek emisioni i Ronaldos.
Saide: O Enis e di si po dridhem, nuk jam fare mirë. Do ju vras të dyve.
Top Channel