Çifti i njohur i stilit radikal të ushqimit, dënohen për vdekjen e bebes së tyre që ushqenin ‘me rreze dielli’ (fotot)

15/04/2024 16:23

Një çifti i njohur në rrjet për stilin radikal të ushqimit të gjallë, janë dënuar me burg për vdekjen e bebes së tyre që humbi jetën sipas raportimit, nga kequshqyerja.

Maxim Lyutyi kërkonte që djali i sapolindur të rritej duke ngrënë vetëm fara të gjalla dhe duke marrë rreze dielli, por tragjikisht i vogli vdiq sipas raportimeve nga ‘pneumonia dhe gjendja e dobët fizike’.

Dyshja ka pranuar se kërkonin të rrisnin djalin e tyre Kosmos me ‘dietën shpirtërore indiane prana’, ku mes të tjerash personi ushqehet “me rreze dielli ” në vend të ujit e ushqimit.

Kosmos kishte vdekur kur ishte vetëm një muajsh nga “pneumonia dhe dobësimi i trupit” pranë qytetit të Sochi, në jug të Rusisë në 2023.

44-vjeçari përballet tashmë me burg për “lëndim të qëllimshëm trupor”, kurse gruaja e tij 34-vjeçare Oxana Mironova po kryen tashmë një dënim dy-vjeçar me burg.

Mediat thonin gjithashtu se nëna e Mironova akuzonte Lyutyi për “drejtimin e një sekti”, ndërsa një tjetër i afërm i gruas raportohej se tha: “Ai [Lyutyi] kërkonte të rriste të birin duke u ushqyer vetëm me diell”.

Lyutyi përshkruhet si një “radikal i ushqimit të egër” ndërsa partnerja e tij Mironova gjithashtu punonte në një klub të përmirësimit të shëndetit të anëtarëve, të quajtur “Burri që jeton”.

Bebeja tragjike besohet se ka lindur pranë Sochi, qyteti rezort në Detin e Zi, dhe vdiq kur nisi dietën e tij radikale “prana”.

Mediat thonin se Lyutyi shpesh këshillonte në rrjet njerëzit të ushqeheshin me energjinë e diellit si një zëvendësim për ushqimin e ujin.

Rrjeti Zvezda News, shkruante se i vogli kishte vdekur si rezultat i ezaurimit fizik.

Lajmi shkruante sipas The Mirror: “Versioni paraprak i vdekjes së foshnjes është eazurimi i rëndë … teksa komentuesi rrjetit kërkonte të impononte sistemin e tij të të ushqyerit te bebja”.

FOTO GALERI
1/4
Maxim Lyutyi kërkonte që djali i sapolindur të rritej duke ngrënë vetëm fara të gjalla dhe duke marrë rreze dielli

Top Channel