Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia Të dënohen ata që ju shesin dhe ofrojnë falas duhan dhe cigare elektronike fëmijëve nën 18 vjeç.
Ky është sugjerimi i dy deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erjon Brace dorëzuar në parlament, në kulmin e diskutimeve për ribërjen e kodit penal për të cilin ende ekspertët po diskutojnë.
Ky propozim i ish ministres së drejtësisë Gjonaj dhe ish zëvendës kryeministrit Brace vjen jo shumë larg nga koha kur ministria e drejtësisë hapi thirrjen ndaj ekspertëve për të depozituar propozimet e tyre për Kodin e Ri penal. në shkresën që TCH e disponon dorëzuar në kuvend në 5 prill Braçe dhe Gjonaj kërkojnë shtesa në Kodin penal me katër nene dhe dënimin me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 300 mijë lekë ose me burgim deri në 6 muaj të kujtdo që shet , furnizon ofron falas produkte të duhanit dhe cigareve elektronike.
Vitet e fundit theksohet në relacion ka patur një rritje alarmante të përdorimit të duhanit tek fëmijët dhe të rinjtë. Gjonaj dhe Brace sjellin si shembuj praktikën ndërkombëtare siç ai i 2019 në SHBA kur u miratua akti federal që rriti moshën për shitjen e duhaneve nga 18 në 21 vjeç duke e shpallur të paligjshme shitjen e cigares , puros dhe e cigares deri në 21 vjeç.
E njëjta gjë parashikohet edhe në gjermani, që dënon me gjobë shitjen e duhanit tek të miturit deri në pesë milionë euro. ndërsa në Irlandë shitja e cigareve elektronike fëmijëve nën 18 vjeç sanksionohet me gjobë deri në 3 mijë paund.
Top Channel