Po eksploronin malin e Dajtit, humbin dy turistë çekë! Shpëtohen pas disa orësh kërkime

14/04/2024 10:46

Dy turistë çekë të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur, janë gjetur pas disa orësh kërkim-shpëtimi.

Ata kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit, ku menjëherë pas njoftimit, policia ka organizuar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe pas disa orësh kërkime intesive për shkak të terrenit të vështirë dhe lagështisë së vendit, është bërë e mundur lokalizimi i turistëve.

Turistët morën ndihmën e parë mjekësore dhe u pajisën me ushqime e veshje dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel