22/11 23:29
“Punë Pa Teka” nisi ditën e djeshme me një episod emocionues në “Shtëpinë e Foshnjës”, ku Kristi Gongo u kujdes për 28 fëmijë të braktisur nga prindërit.
Pas kësaj, ka qenë Selvije Kasapi, bashkëshortja e Shpat Kasapit, e cila ka ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj.
Impakti i programit e ka bërë që të kërkojë mënyrën për të punuar në “Shtëpinë e Foshnjës” (Klikoni linkun për të parë episodin e plotë).
“O Zot sa dua të vi në ndihmë të gjithë bebushave që thërrasin mama, por mamanë nuk kanë. A mund të më ndihmojë dikush të punoj në jetimore?”, shkruan ajo në InstaStory.
Top Channel