Pamje/ Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina, disa të plagosur

14/04/2024 17:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel, se deri më tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel